Starmer i përgjigjet batutës së Ramës për shiun: Kur zbrita kishte diell

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk e la pa një shaka me mikun e tij britanik, Keir Starmer, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë. Me humor, Rama ia vuri fajin kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për motin me shi që shoqëroi ditën e samitit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sollët një shi kaq të dendur,” tha Rama, duke iu drejtuar Starmerit si shkaktari i të reshurave, menjëherë sapo ai zbriti nga vetura. Të njëjtën batutë ai e përsëriti edhe gjatë fjalës së hapjes së samitit, para se t’i jepte fjalën kryeministrit britanik.

Starmer, i cili e di mirë reputacionin e vendit të tij për motin e lagësht, reagoi me një përgjigje po aq plot humor: “Kur unë zbrita dje në mëngjes ishte diell, kështu që këto zërat që moti është faji i britanikëve është krejt i gabuar.”

Pavarësisht batutave për motin, Rama e cilësoi vizitën e Starmer si historike, duke theksuar se ai është “kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që vjen ndonjëherë në Shqipëri për një vizitë dypalëshe.”

Në fund, Starmer theksoi rëndësinë e takimit: “Na mblodhe bashkë, Edi, dhe është një takim shumë i rëndësishëm dhe moment kyç për kontinentin tonë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit