spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Sprejat nazalë për nxirje mund të çojnë në kancer

Sprejat për nxirje nëpërmjet hundës, të cilët pretendojnë se përshpejtojnë nxirjen e lëkurës, po shiten lirshëm në rrjetet sociale, pavarësisht se janë të lidhur me rrezikun për zhvillimin e melanomës – forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës.

Instituti i Standardeve të Tregtisë në Britani (CTSI) ka paralajmëruar se këto produkte të paregulluara mund të shkaktojnë edhe efekte të tjera anësore si të përziera, të vjella dhe tension të lartë të gjakut.

Produktet përmbajnë një substancë të ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar, të quajtur Melanotan 2, e cila errëson pigmentin e lëkurës duke simuluar nxirjen, por që gjithashtu mund të shkaktojë ndryshime anormale në qelizat e lëkurës pas ekspozimit në rrezet UV.

Për shkak se këto spreje nuk klasifikohen si barna, por si produkte kozmetike, ato nuk i nënshtrohen kontrollit të rreptë dhe janë bërë gjithnjë e më të përhapura, veçanërisht në formë aromatike apo me shije (spray, pika apo edhe gummies).

CTSI i bën thirrje publikut të shmangë çdo produkt për nxirje që merret përmes frymëmarrjes apo gëlltitjes, duke theksuar rreziqet serioze që ato paraqesin për shëndetin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit