Tenisti serb, Novak Gjokoviq, njihet si provokues idhe shumë herë e provokon shtetin e Kosovës me deklarata të turpshme.
Dikur servil i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, tani është kthyer kundër tij.
Gjokoviq i jep goditjen përfundimtare Vuçiqit para gjithë botës, duke thënë: “Jemi në prag të luftës civile”.
Gjokoviqi foli për situatën aktuale në rrugët e Serbisë dhe i dërgoi një mesazh të qartë të gjithë botës, i cili sigurisht nuk do ta kënaqë (do ta nervozojë) njeriun e parë të Serbisë, Vuçiqin.
“Situata në vend në përgjithësi është e tillë që njerëzit janë më pak të interesuar për sportin…
Po ndodhin shumë gjëra, ka një tranzicion të madh në përgjithësi, si populli ashtu edhe shteti…
Jemi në prag të luftës civile. Shpresoj që situata të qetësohet pak, por nuk ka asnjë tregues për këtë”, ka thënë Gjokoviq.






