Spitali i Pejës: Katër të lënduarit nga aksidenti në Dollc të Klinës janë në gjendje stabile dhe janë lëshuar për në shtëpi

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi sot në mëngjes mes një autobusi dhe një veture në Dollc të Klinës.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës njofton se katër të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar në gjendje stabile.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se nga pesë pacientët e pranuar pas aksidentit trafiku në fshatin Dollc të Klinës, katër kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar në gjendje stabile shëndetësore. Një pacient tjetër vazhdon të trajtohet në repartin e Kirurgjisë, ku është nën kujdesin e ekipeve tona mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë,” thuhet në komunikatë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit