Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë mbeti pa energji elektrike për shkak të një defekti në trafon e qytetit.
Pjesët vitale të spitalit vazhdojnë të funksionojnë përmes gjeneratorëve, ndërsa ekipet e KEDS-it punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit.
“Për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike në trafon e qytetit, në të cilën është i lidhur Spitali, aktualisht disa reparte janë pa energji elektrike. Pjesët vitale të Spitalit janë të furnizuara përmes gjeneratorëve. Ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, ndërsa rikthimi i furnizimit me energji elektrike pritet shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e spitalit.








