spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Spahiu: Deklaratat e Konjufcës dhe Haxhiut, taktikë për ta ulur pazarin me partitë minoritare

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, është deklaruar lidhur me zhvillimet politike të fundit në Kosovë, duke theksuar se formimi i një koalicioni me Fatmir Limajn, Nenad Rashiqin dhe partitë minoritare jo serbe është zgjidhja e vetme për formimin e qeverisë.

Ai e konsideroi deklaratën e Glauk Konjufcës dhe Albulena Haxhiut si një taktikë për të ulur çmimin e kërkesave nga partitë minoritare.

“Do të ketë koalicion me Limaj, Rashiqin dhe minoritetet jo serbe, nuk ka zgjidhje tjetër. Këto deklarata të Konjufcës dhe Haxhiut të ndryshme janë taktik e tyre për t’ia zbritur pazarin partive minoritare”, deklaroi Spahiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit