29 nëntori shënon dy vjetorin e vrasjes makabre që tronditi të gjithë vendin.
Bëhet fjalë për rastin e tashmë të ndjerës, Liridona Ademaj, e cila mizorisht u vra në prani të famijëve të saj, e i dyshuari kryesor i cili edhe po gjykohet është Naim Murseli.
Gjykimi për rastin e vrasjes së Ademajt do të vazhdojë sot, ka njoftuar vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij sociale në Facebook, Ademaj thotë se është e rëndësishme që procesi të jetë të drejtë dhe profesional, teksa rikujton se këtë javë shënohën dy vite që nga vrasja e saj.
“Java që po vjen është e vështirë për ne, pasi më 29 nëntor bëhen dy vite nga vrasja e Liridones sonë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë. Vetëm drejtësia e shpejtë, profesionale dhe pa gabime mund të na lehtësojë dhimbjen e rëndë që po e përjetojnë fëmijët e saj dhe ne”, ka shkruar Ademaj.
Sot në seancë pritet të jetë prezent edhe i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli.






