Sot varroset Musa Llugagjija, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në Pejë

Familjarët kanë bërë të ditur se sot do t’i jepet lamtumira e fundit Musa Llugagjisë, i cili humbi jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur dje në aksin rrugor Zllapek–Raushiq, në komunën e Pejës.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Leshan, ndërsa funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në ora 18:00.

Musa Llugagjija humbi jetën pasi u godit nga një veturë, në një aksident që ndodhi rreth orës 11:00. Rastin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas informacioneve fillestare, drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit, duke lënë veturën aty pranë.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kishin konstatuar vdekjen e këmbësorit, ndërsa hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit