Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj.

Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën e ikindisë.

Kjo humbje e rëndë ka prekur thellë familjen Osmanaj, miqtë dhe gjithë banorët e fshatit, të cilët po përballen me një dhimbje të madhe pas kësaj ngjarjeje tragjike.


Sipas informacioneve të siguruara, Albiani ishte djali i vetëm i familjes, çka e bën edhe më të rëndë humbjen për familjarët dhe të afërmit e tij.

Rasti lidhet me ngjarjen e rëndë të raportuar më herët në Kobaj, ku dyshohet se konflikti mes djemve të axhës kishte nisur pas mosmarrëveshjeve për emërtimin e një rruge.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit