spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Sot varrimi i Shpat Kasapit, nëna e këngëtarit ngushëllohet nga vizitorë në Pallatin e Kulturës në Tetovë

Lajmi i trishtë për vdekjen e artistit të mirënjohur, Shpat Kasapi, ka tronditur mbarë skenën muzikore shqiptare, familjarët, kolegët dhe më gjerë.

I ndjeri, sot do të përcjellet për në banesën e fundit.

Arkivoli i këngëtarit Kasapi, i mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar po qëndron në Pallatin e Kulturës në Tetovë – qytetin e tij të lindjes.

Atje do të mbahet një mbledhje komemorative për këngëtarin.

Në sallë, nëna dhe familjarë të këngëtarët po presin njerëz që kanë shkuar për t’i ngushëlluar.

Shpat Kasapi vdiq më 26 nëntor në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër.

Ai do të varroset sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Tetovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit