Këngëtarja Leonora Jakupi ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jakupi e ka kundërshtuar vendimin, duke e cilësuar atë si goditje ndaj lirisë së Kosovës.
“Sot u vra liria jonë!J o në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës. Po, në emër të Serbisë dhe Gjykatës politike e të poshtër të Hagës”, ka shkruar Jakupi.








