Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij pritet të lirohet nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i kësaj kirurgjie, Enver Fekaj.
“Pacienti është shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale dhe aktualisht dhe pritet me u liru sot, por ende është prenzent. Gjendja e tij është stabile. Konkluzioni i ekipës kujdestare është që pacienti të lirohet për trajtim ambullantiv”, tha Enver Fekaj.
Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e Naim dhe Driton Morinës në fshatin Gollubovc të Malishevës, u arrestua në orët e hershme të mëngjesit të së premtes. Rreth orës 06:30, Isufi është gjetur duke u fshehur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaqicë të Malishevës.
Në momentin e arrestimit, ai ka qenë i plagosur me plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.






