spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

“Sot në veri të Kosovës nuk ka vrasës, terroristë, trafikantë e kriminelë”, politikani serb kërkon të votohet Albin Kurti, rendit arsyet

Politikani dhe aktivisti serb Nikola Sanduloviq, një nga zërat më kritikë ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit, ka kërkuar që të dielën të votohet Albin Kurti.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka renditur arsyet pse duhet votuar Kurti, duke thënë se është i vetmi kryeministër në Ballkanin Perëndimor që sillet ashtu siç duhet të sillet çdo kryeministër i përgjegjshëm, i drejtë dhe i ndërgjegjshëm i botës së civilizuar.

Sanduloviq pos tjerash ka thënë se falë Kurtit sot në veriun e Kosovës nuk ka vrasës e terroristë, trafikantë droge, kriminelë të paqes dhe kriminelë lufte nga rrethi i Vuçiqit.

“Sot, në veriun e Kosovës,

nuk ka më vrasës, terroristë, trafikantë droge, kriminelë të paqes

Dhe kriminelë lufte nga rrethi i Vuçiqit, Falë njeriut të madh dhe paqebërësit: Albin Kurti.

Jo falë “Srpska Listes”. Jo falë Aleksandar Vuçiqit, të cilët i kanë mbrojtur, mbështetur dhe shfrytëzuar këto struktura. Prandaj serbë të dashur, ashtu siç Vučići ju thotë të votoni për “Srpska Lista”, ashtu ju them unë: Mos votoni për këtë organizatë nacionaliste, terroriste dhe kriminale që fshihet pas një emri të rremë dhe një politike të mohimit të realitetit. Votoni me arsye – jo me frikë. Sepse frika kalon, ndërsa pasojat e vendimeve të gabuara mbesin”, shkruan Sanduloviq.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

jepni votën arsyes.

Durimit.

Racionalitetit.

Guximit.

Dhe një të ardhmeje të përbashkët, të barabartë për të gjithë.

Dëgjojini fjalët dhe ndiqni veprat e njeriut dhe politikanit të madh Albin Kurtit – kryeministrit të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ai është i vetmi kryeministër në Ballkanin Perëndimor që sillet ashtu siç duhet të sillet çdo kryeministër i përgjegjshëm, i drejtë dhe i ndërgjegjshëm i botës së civilizuar.

Ai vepron me përgjegjësi, qartësi, barazi dhe drejtësi.

Së bashku me presidenten e jashtëzakonshme Vjosa Osmanin, ai e udhëheq Kosovën drejt botës së civilizuar të Bashkimit Evropian, drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës –

drejt një bote ku nacionalizmi dhe urrejtja nuk janë virtyte, por shenja izolimi.

Drejt një bote ku dallimet në fe, ngjyrë lëkure, kombësi, gjuhë dhe kulturë përfaqësojnë një forcë të madhe shpirtërore, e jo arsye për përjashtim apo përndjekje.

A do ta humbasin edhe një herë serbët e Kosovës mundësinë për një jetë më të mirë –

vetëm nga frika prej rrjeteve kriminale të Aleksandar Vučićit, prej figurave të errëta të nëntokës si Milan Radoičić e Zvonko Veselinović,

dhe prej të ashtuquajturës “Srpska Lista”?

A nuk e kanë kuptuar ende serbët e Kosovës

se asnjë serb i vetëm që dëshiron të jetojë në paqe dhe në përputhje me ligjin në Kosovë

nuk ka pasur kurrë probleme me Qeverinë e Kosovës dhe as me ligjet e saj?

Ma përmendni vetëm një person ose një fëmijë të vetëm që ka pasur problem në Kosovë vetëm pse është serb,

dhe unë personalisht do të vij në Kosovë dhe, së bashku me atë person,

do të shkoj te miku im i madh ALBIN KURTI, për t’i thënë se më ka mashtruar.

Por kjo nuk ka ndodhur kurrë –

dhe nuk do të ndodhë kurrë.

Unë i besoj Albin Kurtit,

ashtu siç ai dhe i gjithë populli shqiptar i besojnë fjalëve, qëllimeve dhe veprimeve të mia të sinqerta, në shërbim të një jete të sigurt, dinjitoze dhe më të mirë

për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ai është i ndërtuar nga i njëjti material si unë:

PREJ ATIJ MATERIALI QË NUK PËRKULET PARA PADREJTËSISË DHE DHUNËS.

Unë i besoj atij.

BESONI EDHE JU.

Fjalët e Albin Kurtit i ka dëgjuar e gjithë bota.

Dhe bota e di:

pengesa më e madhe për paqen dhe pajtimin mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë nuk janë njerëzit, por dhuna, frikësimi dhe rrahjet nga shërbimi sekret kriminal serb BIA,

me urdhër të drejtpërdrejtë të Aleksandar Vučićit.

E gjithë bota ishte gjithashtu dëshmitare

kur, me urdhrin e tij, unë u rrëmbeva nga ajo strukturë

dhe u rraha brutalisht për orë të tëra –

NË NDËRTESËN E TYRE –

vetëm pse vendosa lule në varrin e vajzës së pafajshme shqiptare,

Blerina Jashari, të vrarë nga plumbat e kriminelëve të përgjakshëm

të regjimit të Milosheviqit, me uniforma.

A më largoi kjo nga rruga ime?

A më largoi kjo nga politika ime e pajtimit dhe paqes në mbarë Ballkanin?

JO.

Dhe nuk do ta bëjë kurrë,

në asnjë rrethanë –

as me kërcënime, as me dhunë, as me vrasje.

Serbë dhe shqiptarë të Kosovës,

a duhet vërtet t’u jepni votën atyre forcave politike që kanë bashkëpunuar me kriminelin Milan Radoiçiq,

që kanë heshtur për dhunën ndaj civilëve serbë në veri të Kosovës

dhe që janë mburrur publikisht me miqësinë e tyre me të?

Sot, në veriun e Kosovës,

nuk ka më vrasës, terroristë, trafikantë droge, kriminelë të paqes

dhe kriminelë lufte nga rrethi i Vuçiqit,

FALË NJERIUT TË MADH DHE PAQEBËRËSIT: ALBIN KURTI.

Jo falë “Srpska Listes”.

Jo falë Aleksandar Vuçiqit,

të cilët i kanë mbrojtur, mbështetur dhe shfrytëzuar këto struktura.

Prandaj serbë të dashur, ashtu siç Vučići ju thotë të votoni për “Srpska Lista”,

ashtu ju them unë:

MOS VOTONI për këtë organizatë nacionaliste, terroriste dhe kriminale

që fshihet pas një emri të rremë

dhe një politike të mohimit të realitetit.

VOTONI ME ARSYE – JO ME FRIKË.

Sepse frika kalon,

ndërsa pasojat e vendimeve të gabuara mbesin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit