Sot do t’i jepet lamtumira e fundit pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Shemë Mustafa, i cili vdiq dje në moshën 64-vjeçare.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, teksa thanë se ceremonia do të mbahet në ora 13:00, në varrezat në Shipol.
Mustafa vdiq pas një sëmundje të gjatë kronike, për të cilën ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se nuk ishte shkak që ta linte punën.
Mustafa shërbeu ndër vite në mbrojtjen e kufijve të Rebulikës sonë, teksa në krye të detyrës ra peng për dy vjet nga shteti serb.










