Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Zekë Qenajt, 32-vjeçarit nga Romaja e Prizrenit, i cili humbi jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur në segmentin rrugor Landovicë-Gjonaj.
Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Romajë.
Qenaj ishte duke drejtuar një motoçikletë kur u përfshi në një përplasje me një veturë. Policia ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:22.
Vdekjen e 32-vjeçarit e ka konfirmuar ekipi emergjent.
Familja Qenaj ka njoftuar me pikëllim për humbjen e të afërmit të tyre, duke thënë se vdekja e tij e parakohshme ka lënë dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.








