Sot, i jepet lamtumira e fundit Shkodran Morinës, 24 vjeçarit që humbi jetën në një aksident të rëndë më 15 korrik 2025, në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Morina u godit nga një veturë ndërsa po kalonte në vijat e bardha për këmbësorë.
Vorrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 23 korrik 2025, duke filluar nga ora 17:00, në varrezat e fshatit Burim.
Sipas raporteve i dyshuari për aksidentin është Adem Paçarizi, rreth 19 vjeçar, i cili po drejtonte një automjet VW dhe nuk ka respektuar shpejtësinë dhe përparësinë e këmbësorit. Si pasojë, Morina u godit në mënyrë direkte me pjesën ballore të automjetit, duke pësuar lëndime të rënda dhe u dërgua urgjent në repartin intensiv të QKUK-së në Prishtinë.






