Sot i jepet lamtumira e fundit 24-vjeçarit Arbnor Selami Mehmeti, i cili humbi jetën në një aksident tragjik me motoçikleta në Gjilan.
Ceremonia e varrimit do të mbahet pas faljes së namazit të ikindisë, rreth orës 16:20, në varrezat e fshatit Livoç i Ulët, ku familjarë, miq dhe qytetarë do t’i japin lamtumirën e fundit të ndjerit.
Arbnori humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në rrugën Gjilan–Cernicë, ku përplasja mes dy motoçikletave rezultoi fatale për të riun, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të lënduar.









