Kunati i Albulena Haxhiut, Dardan Krasniqi, ka bërë thirrje te qytetarët t’i bashkohen protestës në shesh.
Ai ka thënë se atdheu sot duhet të mbrohet me zë.
“Atdheun e kemi mbrojt me pushkë kur ka qenë nevoja, sot duhet të mbrohet me zë, dhe unë do të jem aty. Organizatat e Veteranëve të Luftës iu them të mobilizojnë njerëz, por pa politikë”, tha ai.










