Sorensen takon komandantin e KFOR-it – flasin për sigurinë në Kosovës, përmendet edhe dialogu

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka realizuar sot një takim me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Enrico Barduani.

Vizita e Sorensen në selinë e misionit të udhëhequr nga NATO vjen në një periudhë kur çështjet e sigurisë dhe dialogu mes Prishtinës e Beogradit janë sërish në fokus të zhvillimeve rajonale.

Sipas njoftimit të KFOR-it, biseda në këtë takim ishte e përqendruar në zhvillimet e fundit të sigurisë në vend, si dhe në mbështetjen e vazhdueshme që ky mision i jep procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Gjenerali Barduani nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me institucionet evropiane në Kosovë dhe midis partnerëve ndërkombëtarë të angazhuar në stabilitetin rajonal. Vizita dëshmon angazhimin e përbashkët të NATO-s dhe BE-së për paqe të qëndrueshme, dialog rajonal dhe një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit