spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Sorensen në vizitën e parë zyrtare në SHBA i bën bashkë ambasadorët e Kosovës dhe Serbisë në Uashington

Danezi Peter Sorensen, i emëruar në shkurt si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, ka realizuar vizitën e tij të parë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga marrja e detyrës.

Edhe pse nuk është bërë e ditur nëse Sorensen është takuar me përfaqësues të Administratës Trump, ai ka zhvilluar disa aktivitete të natyrës diplomatike që lidhen me misionin e tij si ndërmjetës i dialogut.

Në kuadër të kësaj vizite, Sorensen ka mbledhur në një takim të përbashkët ambasadorin e Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, dhe atë të Serbisë, Dragan Sutanovac, së bashku me ambasadorë të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi është mbajtur në ambientet e ambasadës së BE-së në Washington dhe është organizuar nga ambasadorja e BE-së në SHBA, Jovita Neliupšienė.

Në një postim publik, Neliupšienė tha se temë diskutimi gjatë këtij takimi ishin zhvillimet në rajon, përfshirë sigurinë, stabilitetin dhe perspektivën e zgjerimit të BE-së.

“Kënaqësi të mirëpres Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë Sorensen gjatë vizitës së tij të parë në SHBA në këtë pozitë. Krahas ambasadorëve nga Ballkani Perëndimor, në agjendë ishin siguria, stabiliteti dhe zgjerimi. Uniteti është çelësi për të ecur përpara”, ka thënë ambasadorja e BE-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit