Soni Malaj ka folur hapur për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, duke theksuar se pavarësisht ndarjes, ata ruajnë një raport të mirë dhe korrekt.
Ajo u shpreh se komunikimi mes tyre vazhdon kryesisht për hir të vajzës, ndërsa nuk mungojnë as momentet kur takohen në mënyrë miqësore.
Këngëtarja kujtoi me nostalgji kohën kur ishin çift, ndërsa theksoi se respekti i ndërsjellë dhe përgjegjësia si prindër kanë ndikuar që marrëdhënia e tyre të mbetet pozitive edhe pas ndarjes.









