Dy figurat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti, kanë munguar në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë, ku u diskutua dhe u konfirmua parimisht bashkimi në një listë të përbashkët me ish-presidenten Vjosa Osmani për zgjedhjet e 7 qershorit.
Bajrami e ka konfirmuar për Sinjalin se ka munguar për shkaqe shëndetësore.
“Për shkaqe shëndetësore.”, tha Bajrami.
Kurse, Avdullah Hoti ka reaguar me një logo të LDK-së me mbishkrimin “LDK mbi të gjitha”.









