spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Skenë e pazakontë në Shkup: Qytetari detyrohet të zvarritet në zebra për shkak të ngricave

Një skenë e pazakontë sot është parë në Shkup.

Në bulevardin “Jane Sandanski” në Komunën Aerodrom të Shkupit, një qytetar vendosi të zvarritej nëpër kalimin për këmbësorë në bulevard, për shkak të ngricave.

Video e postuar në rrjetet sociale është bërë virale dhe ka marrë me qindra shikime.

Ndërkohë nga Lidhja Auto-moto në njoftimin e ditës së sotme thonin se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe se komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë.

Gjithashtu nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” informuan se ekipet e tyre janë në terren dhe në vazhdimësi pastrojnë rrugët, por qytetarë të shumtë janë ankuar se rrugët vështirë të kalueshme dhe se reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi gjatë pjesëmarrjes në komunikacion.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit