Komuna e Skenderajt është në zi pas aksidentit tragjik që mori jetën e Ramiz Miftar Qorrajt (69 vjeç) dhe Arbresha Arbër Qorraj (10 vjeçe).
Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit të të ndjerëve do të mbahet nesër, më 22 korrik 2026 (e mërkurë), në ora 15:00, në varrezat e fshatit Pemishtë, në Komunën e Skenderajt.
Në njoftimin mortor, familja ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen tragjike të më të dashurve të tyre. Ata kanë kujtuar se Ramiz Qorraj ishte jo vetëm familjar i tyre, por edhe shok i fëmijërisë i Mustafës dhe bashkëluftëtar në radhët e UÇK-së.
Familja u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta të afërmve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë farefisit, duke lutur që Zoti t’i mëshirojë dhe t’i shpërblejë me Xhenet.
“Zoti i mëshiroftë dhe i pastë në Xhenetin e Tij. U prehshin në paqe.” 🕊️








