Skena të frikshme në Gjilan – grabitësi me biçikletë e rrëzon vajzën në tokë, e tërheq zvarrë për t’ia marrë çantën dhe zhduket

Një vajzë e re në Gjilan ka përjetuar momente të frikshme teksa po ecte rrugës me shoqen e saj. Një person i panjohur, që po lëvizte me biçikletë, dyshohet se iu afrua në befasi, ia kapi çantën e krahut dhe e rrëzoi në tokë. Sulmuesi nuk u ndal me kaq. Sipas deklarimit të viktimës, ai e tërhoqi zvarrë derisa arriti t’ia shkëpuste çantën, për t’u larguar më pas nga vendngjarja.

Burimet e Gazetës bëjnë me dije se viktima është Viola Bajrami, 22-vjeçare, ndërsa grabitja është raportuar të shtunën, më 31 tetor, rreth orës 20:40, në rrugën “Tefta Tashko”, afër lokalit “Kipper” në Gjilan.

Sipas informacioneve Bajrami po ecte së bashku me shoqen e saj, A.K, kur një person i panjohur, me biçikletë të zezë, iu afrua papritur.

Në ato momente, ai dyshohet se ia ka kapur çantën që mbante në krah, duke e rrëzuar në tokë.

Vajza ka deklaruar se është tërhequr zvarrë gjatë përpjekjes së grabitësit për t’ia marrë çantën, derisa ai ka arritur t’ia shkëpusë dhe të largohet.

Pas grabitjes, i dyshuari është larguar në drejtim të rrugës “Haki Myderizi”, ndërsa identiteti i tij ende nuk dihet.


Njësitë policore kanë reaguar pas raportimit dhe kanë dalë në vendngjarje, ku kanë takuar viktimën dhe shoqen që ndodhej me të në momentin e incidentit.

Rasti është referuar në Prokurori, ku pas shqyrtimit të informacioneve fillestare është urdhëruar inicimi i hetimeve për veprën penale “Grabitja”.

I dyshuari mbetet i paidentifikuar, ndërsa autoritetet po trajtojnë rrethanat e ngjarjes.

Ende nuk janë bërë të ditura përmbajtja e çantës së grabitur dhe vlera e sendeve që ndodheshin në të.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit