Klubi i futbollit Novi Pazari nga Sanxhaku është provokuar rëndë në Novi Sad të krahinës së Vojvodinës e cila ka kohë që është e okupuar nga regjimi serb.
Provokim i rëndë ndaj klubit nga Sanxhaku.
“Tifozët e Vojvodinës brohoritën emrin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, përgjigja e tifozëve të Novi Pazarit ‘i ngriu’”, shkruan media boshnjake “Sportsport”.
“Novi Pazari poshtëroi Vojvodinën dje në Novi Sad dhe festoi me rezultat 3:0 në javën e 24-të të Superligës serbe. Megjithatë, për fat të keq, tema kryesore është ajo që ndodhi në tribunat e stadiumit ‘Karagjorgje’.









