spot_img
spot_img
Monday, March 16, 2026
spot_img
spot_img

Skandali në Turqi, i pranishëm në fushë edhe shqiptari i mirënjohur! Kjo shokoi të gjithë

Fitorja e Konyaspor-it ndaj Kocaeli-t (2:1) do të mbetet e hijezuar nga një incident në fund të ndeshjes, kur pas dhënies së penalltisë, trajneri i ekipit vendas, Selcuk Inan, mori lojtarët nga stoli dhe stafin teknik dhe u largua drejt dhomave të zhveshjes.

Pjesë e kësaj ndeshje ishte edhe shqiptari i mirënjohur Enis Bardhi, ku u paraqit nga minuta e 65-të për Konyaspor-in.

Ai me pa me sy skandalin e ekipit vendas.

Ngjarja nisi gjatë kohës së shtesës, kur gjyqtari Cihan Aydin akordoi penallti për Konyspor-in, një vendim që ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes.

Ky vendim shkaktoi kaos, pasi trajmeri i Kocaeli-t, dikur futbollist i njohur turk, Selcuk Inan, hyri në fushë për të protestuar, gjë që gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq direkt.

Më pas erdhi një veprim që do të flitet për gjatë. I zemëruar nga vendimi, ish-lojtari i kombëtares turke urdhëroi të gjithë stafin teknik dhe rezervistët të largoheshin nga stoli dhe të shkonin në dhomat e zhveshjes.

Sa i përket lojës, Kocaeli kaloi në avantazh me golin e Serdar Dursun në minutën e 59-të dhe mbajti rezultatin për një kohë të gjatë.

Por fitorja shkoi te vizitorët, pasi Kramer barazoi në minutën e 86-të, para se Muleka të shënonte penalltinë në minutën e katërt të shtesës për të vendosur rezultatin 2:1 për Konyaspor-in.

“Pas vendimit të penalltisë në favor të Konyaspor, i gjithë stoli dhe stafi i trajnerëve të Kocaelispor, përfshirë Selçuk İnan, shkuan në dhomën e zhveshjes”, shkruan media turke Hurriyet”..

Ngjarja ngjan jashtëzakonisht me incidentin në Kupën e Kombeve të Afrikës në Marok, kur gjyqtari, i asistuar nga VAR-i, akordoi penallti. Vendimi aty shkaktoi gjithashtu kaos, pasi trajneri i Senegalit, Thiawo, urdhëroi lojtarët të largoheshin menjëherë nga fusha. Sadio Mane u bë zëri i arsyes dhe pas një pushimi 10-minutësh, ekipi senegalez u kthye për të përfunduar ndeshjen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit