Në emisionin Kojshia Show, këtë herë të ftuar ishin gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Fatime Koka, si dhe Maliq Ismajli.
Pjesë e emisionit ishte edhe një i burgosur nga Burgu i Idrizovës, me të cilin gazetarja Koka kishte realizuar më herët një intervistë brenda institucionit.
I burgosuri, i cili nuk pranoi të zbulojë identitetin, pati një përplasje të ashpër me gazetaren, e cila eskaloi deri në tension fizik. Në një moment, gazetarja Koka i hodhi një gotë me ujë në fytyrë, ndërsa situata doli jashtë kontrollit.
Për shkak të tensionit të krijuar, moderatori u detyrua të ndërpresë emisionin.
Ndiqeni videon e plotë më poshtë për të kuptuar se çfarë ndodhi.









