spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Skandal në shtëpinë e Schumacher, një pilot garash nën akuza për përdhunimin e një prej infermiereve që kujdesej për legjendën e F1

Një pilot garash është vënë nën hetim në Zvicër, pasi akuzohet për një sulm seksual ndaj një infermiereje që kujdesej për ish-kampionin e Formula 1, Michael Schumacher.

Sipas mediave zvicerane, ngjarja e dyshuar daton në vitin 2019, ndërsa kallëzimi penal është bërë në vitin 2022. Çështja pritet të shqyrtohet këtë javë nga gjykata kompetente në kantonin e Vaud.

Shtypi lokal raporton se piloti i akuzuar ishte mik i Mick Schumacher, djalit të ish-kampionit të botës, dhe ndodhej si i ftuar në rezidencën e familjes Schumacher në Gland, pranë liqenit të Gjenevës.

Prokuroria pretendon se gjatë një mbrëmjeje private, personi i akuzuar ka kryer një akt të rëndë ndaj infermieres që kujdesej për ish-pilotin legjendar.

Në dokumentet gjyqësore thuhet se viktima dhe i pandehuri ishin takuar më parë në disa raste, por versionet e tyre për marrëdhënien janë të kundërta.

Asnjë anëtar i familjes Schumacher nuk është i përfshirë në këtë çështje, ndërsa gjyqi pritet të zhvillohet në ditët në vijim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit