Një rast shumë i rëndë ka ndodhur në Gjakovë.
Në Stacionin Policor në Gjakovë, janë paraqitur sot nëna me vajzën e saj të mitur, për të raportuar një rast të dyshimit për sulm seksual nga babi i saj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Më datë 7 prill 2025 në Stacionin Policor në Gjakovë, janë paraqitur një nënë me vajzën e saj të mitur për të raportuar një rast të dyshimit për sulm seksual, ku si i dyshuar është një person i moshës madhore, anëtar i ngushtë i familjes. Për t’u siguruar që e mitura të trajtohet me kujdesin e duhur, ajo është dëgjuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve në prani të zyrtares nga Qendra për Punë Sociale”, ka njoftuar Krasniqi.
Ajo ka thënë se Policia ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin.
“Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, ai është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është inicuar rasti ‘Sulmi seksual’”, ka thënë Krasniq.









