spot_img
spot_img
Tuesday, February 24, 2026
spot_img
spot_img

S’ka njoftim për takim me Osmanin, Sorensen tregon për vizitën e djeshme: Në fokus ishte normalizimi me Serbinë

Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në vizitën e tij dje në Kosovë zhvilloi takime me kryeministrin Albin Kurti dhe kryediplomatin e ri, Glauk Konjufca, i cili do të jetë në krye të palës kosovare në dialog.

Sorensen s’njoftoi për takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, siç ndodhte zakonisht në vizitat e tij në Kosovë.

Në një postim në X, Sorensen shkroi për vizitën e tij në Kosovë ku tha se ka takuar Kurtin e Konjufcën.


Ai tha se temë në këto takime ishte “zbatimi i zotimeve” – një detyrë me të cilën është i ngarkuar Sorensen në ndërmjetësimin e këtij procesi për ta vënë në implementim Marrëveshjene Ohrit.

“Vizitova Kosovën për diskutime të mira me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e sapoemëruar të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. U fokusuam në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, zbatimin e zotimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën europiane”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit