‘Sjellje e rrezikshme’, Sara Hoxha i kthehet komentueses

Sara Hoxha ka reaguar hapur në rrjetet sociale pas një mesazhi kritik që mori nga një ndjekëse. Komentuesja e kishte akuzuar për “promovimin e sjelljeve të rrezikshme” duke vënë produkte për kujdesin e lëkurës gjatë drejtimit të makinës.

Në përgjigjen e saj të publikuar publikisht, Sara sqaron se nuk ka pasur asnjë moment rreziku:

“U’ve gotta be kidding me! Isha duke shijuar thjesht një udhëtim 3‑orësh vetëm, duke lëvizur me 5 km/h, nuk kishte askënd përreth. Nuk po prekja as telefonin, thjesht po vendosja disa eye patches për udhëtimin dhe po dëgjoja muzikë. Nuk po rrezikoj jetën time për hidratimin e syve. Ruajeni këtë zemërim për diçka reale”, shkroi ajo.

Mesazhi i komenteses, i cili e cilësonte veprimin e saj si “të paligjshëm, të rrezikshëm për të dhe të tjerët”, mori përgjigjen e prerë nga Sara, e cila theksoi se situata ishte interpretuar gabimisht dhe nuk kishte lidhje me rrezikun gjatë drejtimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit