spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

“S’jam thirrur për hajni”, Haradinaj tregon për herë të parë se a është intervistuar nga Prokuroria e Kosovës në zyrën e tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nuk është intervistuar asnjëherë në zyrën e tij nga Prokuroria, duke thënë se, ndryshe nga Albin Kurti, ai gjithmonë i është përgjigjur thirrjeve dhe ka respektuar institucionet e drejtësisë.

Haradinaj tha se kurrë nuk është thirrur për korrupsion dhe ka respektuar gjithmonë institucionet e drejtësisë.

“Unë kam shkuar në Polici, Prokurori, dhe Gjykatë për çdo rast ku jam ftuar, por nuk kam pasur asnjëherë rastin ose nderin të thirrem për hajni,” tha Haradinaj.

Ndërsa thirrjen e Kurtit, Haradinaj e quan si thirrje për ‘hajni’, madje e akuzon kryeministrin për krijimin e një rrjeti të organizuar korrupsioni në Kosovë.

“Ky është shefi i organizatës kriminale. Me autoritetin e tij ka krijuar lidhje të shkurtra që u mundësojnë njerëzve të vjedhin dhe të mbrohen”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj kritikoi Kurtin për refuzimin e tij për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale, duke e cilësuar si një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë.

“Kurti nuk shkon në gjykatë sepse e di që është i involvuar në hajni, me energji dhe tema tjera”, shtoi Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit