spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Sinjali i radhës i Granit Xhakës! Mediumi zviceran përmend miliona euro

Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, dy yjet e ekipit kombëtar të Zvicrës, janë shumë të kërkuar.

“Raportohet se Milani po i ndjek që të dy, por ndoshta mund ta përballojë vetëm Xhakën.

Superylli kroat Luka Modriç pritet që të bashkohet pas Kupës së Botës për klube, dhe realisht një lojtar i ekipit kombëtar përkrah tij.

Pas Ardon Jasharit (22 vjeç), gjiganti i Serie A po ndjek Granit Xhakën (32 vjeç).

Çështja mbetet e ndërlikuar”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

“Gazzetta dello Sport” publikoi interesimin specifik të Milanit.

Drejtori sportiv Igli Tare ka marrë sinjal nga kampi i kapitenit të ekipit kombëtar për t’i bërë Leverkusenit ofertë, e cila pritet të bëhet brenda 48 orëve të ardhshme.

“Shifra e transferimit të tij prej rreth 15 milionë eurosh plus një pagë të lartë për tre vitet e mbetura të kontratës së tij është duke u diskutuar”, shkruan mes të tjera media zvicerane.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit