“Siguria kombëtare në rrezik” – Burim Ramadani alarmon për planet e Serbisë ndaj Kosovës

Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka shkruar se nuk ka asnjë dilemë që Serbia synon ta bartë krizën e saj brenda Kosovës.


Ramadani ka shkruar se Serbia njëjtë synon të shfrytëzojë çfarëdo rrethane të re në sigurinë globale për të dëmtuar e kërcënuar Kosovën.

Sipas tij, askush nuk duhet ta minimizojë këtë rrezik të sigurisë kombëtare të Kosovës.


Postimi i plotë i Ramadanit, pa ndërhyrje:

Nuk ka asnjë dilemë që Serbia synon ta bartë krizën e saj brenda Kosovës. Njëjtë synon të shfrytëzojë çfarëdo rrethane të re në sigurinë globale për të dëmtuar e kërcënuar Kosovën.

Askush nuk duhet ta minimizojë këtë rrezik të sigurisë kombëtare të Kosovës.


Prandaj, është e domosdoshme që shumica shqiptare të ulet së pari brenda vetes e ta ndërtojë platformën e përbashkët. Njëkohësisht, të ri-vendos partneritetin me SHBA-në në siguri dhe mbrojtje në planifikime të avancuara si asnjëherë deri më tash.

Siguria e mbrojtja janë çështje urgjente për t’u bashkërenduar, veçanërisht në këtë kohë me shumë të panjohura për të ardhmen!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit