SIGURIA e grave dhe vajzave? Ja sa e dënoi Apeli burrin që tentoi ta vriste bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur

Gjykata e Apelit ka aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, duke ia rritur dënimin nga 7 vjet e 6 muaj në 10 vjet burgim të akuzuarit B.G., i cili u shpall fajtor për vrasje të rëndë në tentativë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.


Sipas Apelit, dënimi i mëparshëm i shkallës së parë nuk ishte në përputhje me shkallën e rrezikshmërisë shoqërore dhe pasojat e shkaktuara.

Pas shqyrtimit të ankesës, Apeli ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë e kishte vërtetuar drejt dhe plotësisht gjendjen faktike të rastit, por nuk u kishte dhënë peshën e duhur rrethanave gjatë përcaktimit të lartësisë së dënimit.


Në vendimin e ri, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit