spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

“Si u nxive kaq shumë, jam xheloz”, përplasja Merz-Trump; kancelari gjerman kërkon armëpushim

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Presidenti amerikan, Donald Trump, patën një përplasje gjatë deklaratave publike lidhur me Ukrainën.

E ndërsa u fol për paqen në Ukrainë dhe ndalimin e vrasjeve, kancelari gjerman në dallim nga të pranishmit, foli për një armëpushim, duke e cilësuar si hapin e rradhës, para se të flitej për takimin trepalësh që mund të çonte në paqe.

“Hapi tjetër është më i ndërlikuari, por rruga është e hapur dhe ju e hapët atë, do të donim të shihnim një armëpushim që nga takimi i ardhshëm, ai trepalësh”, tha Merz.

“Le të rrisim presionin mbi Rusinë”, tha Merz, duke qenë i vetmi mes liderëve europianë, që foli për armëpushim, para takimit trepalësh me Putin.

Por, Trump shpjegoi se nuk kishte nevojë për armëpushim në gjashtë luftërat që ai ka zgjidhur. Por në fund të fundit, kjo është në duart e Putinit dhe Zelenskyt, shtoi Trump.

Deklarata e kancelarit gjerman nuk i ka pëlqyer Trumpit, i cili prerazi tha nuk pati armëpushim në asnjë luftë që unë zgjidha.

“Epo, si u nxive kaq shumë? Jam xheloz”, i tha ai kancelarit gjerman Friedrich Merz.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit