Si po i manipulon Përparim Rama qytetarët përmes platformës ‘Prishtina Work’ – duke i gënjyer me punë kinse të kryera

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, ka promovuar platformën “Prishtina Work”, e cila supozohet të shfaqë punët e kryera nga qeverisja e tij.

Megjithatë, qytetarë të ndryshëm që kanë dërguar ankesa në Gazetën  thonë se shumë nga informacionet e publikuara nuk korrespondojnë me realitetin.

Sipas qytetarëve, Rama pretendon se ka vendosur një ambulancë në lagjen Bledi, ndërkohë që aty nuk ekziston asnjë.

“Në lagjen Bledi nuk ka ambulancë fare, do të thotë që po iu referohet ambulancës në Kolovic (te Vreshtat) dy herë si punë të kryer, e që në fakt në lagjen e Bledit nuk ka ambulancë fare,” thotë një qytetar.

Si po i manipulon Përparim Rama qytetarët përmes platformës ‘Prishtina Work’ – duke i gënjyer me punë kinse të kryera - Insajderi - 2 4 e1759839177774
Si po i manipulon Përparim Rama qytetarët përmes platformës ‘Prishtina Work’ – duke i gënjyer me punë kinse të kryera - Insajderi - 1 5 e1759839205533
Si po i manipulon Përparim Rama qytetarët përmes platformës ‘Prishtina Work’ – duke i gënjyer me punë kinse të kryera - Insajderi - 3 5 e1759839123979
Si po i manipulon Përparim Rama qytetarët përmes platformës ‘Prishtina Work’ – duke i gënjyer me punë kinse të kryera - Insajderi - 4 4 e1759839555114

Po ashtu, rruga “Shpëtim Robaj” në drejtim të parkut të Germisë është e papunuar përveç pengesave të vendosura gjatë katër viteve të fundit.

“Ai ka publikuar një video të rrugës “Bedri Berisha”, duke pretenduar se është punë e kryer,” thotë një tjetër qytetar.

Si po i manipulon Përparim Rama qytetarët përmes platformës ‘Prishtina Work’ – duke i gënjyer me punë kinse të kryera - Insajderi - 5 1 e1759839241274

Qytetarët kritikojnë platformën, duke e cilësuar si një mjet për të dhënë një imazh të rremë të përparimeve, ndërkohë që realiteti tregon mungesë të investimeve dhe shërbimeve të nevojshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit