spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Si ndryshuan rezultatet për partitë krahasuar me zgjedhjet e kaluara? -VV-ja me ngritje nga shkurti, LDK-ja me rënie ekstreme e PDK njësoj

Partitë politike mbrëmë vonë kuptuan se ku gjenden sa i përket votës dhe besimit të qytetarëve.

Pas orës 19:00 veçse nisi të bëhej e ditur se kush fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme të këtij dhjetori.

Komisioni Qendror Zgjedhor brenda tri orëve nxori rezultate preliminare, e nga ku doli se Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 59 për qind.

Por si ndryshoi përqindja e fituar e partive politike nga zgjedhjet shkurti me tani?

Vetëvendosje në zgjedhjet më 2021 pati një rritje prej 50.28 ndërsa në zgjedhjet e shkurtit pati pasur pak rënie, në 42.3 për qind, kurse mbrëmë ende pa u llogaritur edhe votat me kusht dhe ato të diasporës shkoi në 49.28%.

Por LDK-ja është ajo e cila mbrëmë pati një rënie drastike.

Më 2021, LDK mori 12.73%, kurse në shkurt mori 18.27% ndërsa mbrëmë doli me vetëm 13.58%, transmeton lajmi.net.

Në vitin 2021, PDK mori 17.01% ndërsa në shkurt pati rritje në 20.95%. E mbrëmë PDK-ja mori 20.99% duke qëndruar kështu në një përqindje thuajse të njëjtë.

AAAK-ja e cila në vitin 2021 mori 7.12%, në shkurt arriti t’i marrë 7.06%. Në zgjedhjet e mbrëmshme AAK-ja doli me 5.09%.

Lista Serbe qëndroi thuajse njësoj, më 2021 pati 5.09%, në shkurt 4.26% e mbrëmë 4.79%.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit