Si kishte ndodhur vrasja në Hajvali për të cilën po raportohet se i dyshuari Xhemail Nuhiu u arrestua në Londër

Një mosmarrëveshje e çastit për parkim kishte përfunduar tragjikisht mbrëmjen e 11 gushtit 2025 në Hajvali të Prishtinës, ku Muhamet Matoshi u vra me armë zjarri.

Në vendngjarje, afër një veture Mercedes me targa britanike CEI5VYM, u gjetën njolla gjaku dhe një gëzhojë e kalibrit 9 mm

Hetimet e para treguan se pas një konflikti për parkim, i dyshuari Xhemajl Nuhiu mori një armë zjarri dhe e qëlloi në kokë Muhamet Matoshin. Viktima u dërgua me urgjencë në QKUK, por mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë.

Pas krimit, i dyshuari u largua me veturën Mercedes në drejtim të panjohur. Policia ka urdhëruar alarmim të të gjitha njësive dhe pikave kufitare për identifikimin dhe ndalimin e tij.

Në vendngjarje punuan njësitë e hetimeve rajonale, prokurorja e Krimeve të Rënda dhe mjekësia ligjore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Për rastin janë marrë në pyetje disa dëshmitarë, ndërsa i dyshuari, Xhemail Nuhiu që ishte arratisur në Londër, raportohet se është arrestuar nga skuadra e gjurmit të të kërkuarve

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit