Shtyhet sërish seanca për të akuzuarit në rastin “Banjska” – mungon dëshmitarja serbe

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska” është shtyrë edhe një herë, për shkak të mungesës së një dëshmitareje serbe që ishte paraparë të dëgjohej sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Sipas trupit gjykues, dëshmitarja nuk ka arritur të paraqitet në seancë duke pamundësuar vijimin e procesit në këtë fazë.

Gjykata bëri të ditur se do të caktohet një datë e re për mbajtjen e seancës, kur do të sigurohet prania e saj.

Të akuzuarit në këtë rast përballen me akuza të rënda në lidhje me ngjarjet e shtatorit 2023 në fshatin Banjska të Zveçanit, ku ndodhi një përplasje e armatosur mes një grupi të armatosur serb dhe Policisë së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit