Edhe pse është në detyrë, kryeministri Albin Kurti po vazhdon të shtojë zëvendësministra në kabinetin e tij.
Të premten, në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit, është bërë e ditur se Kurti ka emëruar Ali Dulën në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal, ndërsa Agon Batushën në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
“Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Dula dhe z. Batusha për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.
Dula ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit në zgjedhjet lokale të vitit 2025, ndërsa Batusha ish-kandidat për deputet.
Kosova do të shkojë edhe në një palë zgjedhje parlamentare më 7 qershor, pasi partitë nuk arritën ta zgjidhnin presidentin.









