Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Trepçë, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët.
GazetaKosova.net merr vesh se në momentin kur zjarri kishte kapluar shtëpinë, brenda ndodheshin një grua dhe një fëmijë.
Sipas burimeve të gazetës, një person ka ndërhyrë me shpejtësi dhe, duke rrezikuar jetën e tij mes flakëve, ka arritur t’i shpëtojë gruan dhe fëmijën.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa pritet që autoritetet të dalin me më shumë informacione lidhur me rastin.









