spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Shtatë vjet nga shkuarja në amshim e Nënës Rabë – Nehati e kujton me emocione: Dashuria për ty gjithmonë është e freskët dhe madhështore

Sot janë mbushur shtatë vite që prej shkuarjes në amshim të Nënës Rabë, nëna e shtatë vëllezërve Geci nga Llausha.

Në këtë përvjetor, Nëna Rabë është përkujtuar nga djemtë e familjarët e saj.

Me një shkrimme plotë emocione Nehati ka përkujtuar nënën e tij.

Ai shkruan se dashuria është e freksët dhe madhështore për nënën e tij.

Shkrimi i plotë:

Sot 7 vite ti ike në amshim dhe dashuria për ty gjithmonë është e freskët dhe madhështore ashtu siç ishe ti nëna Rabë.

Sa herë vjen data e shkuarjes tënde në amshim, më kthen mbrapa në kohë me kujtimet, me vujtjet që kishim bashkë, por edhe krenarinë tonë që ti na rrite pa kursyer asgjë nga vehtja jote.

Kam ndëgjuar se koha shëron plagët por kjo nuk qëndron të nëna ime, sepse sa do që vitet ikin mua mungon çdo herë e më shumë.

O engjull unë e di se ti je lart duke na vëzhguar, të kam premtuar dhe të premtoj edhe tani se unë biri yt, do mundohem në çdo kohë, në çdo qast, që të jemi ashtu të bashkur siç na ke rritur.

Të kujtoj gjithmonë o engjull im, pusho në parajsë nana jem, nana Rabë!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit