Një situatë e rrezikshme është regjistruar në fshatin Dobërçan i Vogël, ku një gropë e madhe, e pa shënuar dhe pa asnjë sinjalizim paralajmërues në rrugë, ka shkaktuar dëme të shumta materiale dhe rrezik serioz për jetën e qytetarëve.
Për një periudhë shumë të shkurtër kohore, rreth 15 deri në 20 minuta, shtatë automjete u përfshinë në incident.
Kompania që ka përgjegjësinë për mirëmbajtjen e rrugës ka ndërhyrë duke e mbuluar gropën me materiale ndërtimore.








