spot_img
Wednesday, December 10, 2025
spot_img

Shqiptarja Suzanna Shkreli shpall kandidaturën për Sekretare të Shtetit në Michigan

Demokratja me karrierë të gjatë në shërbim publik synon të mbrojë të drejtat zgjedhore dhe institucionet demokratike në një kohë tensionesh politike në SHBA.

Shqiptarja Suzanna Shkreli ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për postin e Sekretares së Shtetit në Michigan, duke garuar si përfaqësuese e Partisë Demokratike. Në njoftimin e saj, Shkreli theksoi se vendimi vjen në një moment të rëndësishëm për mbrojtjen e proceseve demokratike në Shtetet e Bashkuara.

“Prindërit e mi erdhën në këtë vend për të shpëtuar nga autoritarizmi. Tani, ndërsa këto kërcënime po shfaqen edhe këtu, jam e gatshme të mbroj demokracinë tonë, të mbroj Kushtetutën dhe të siguroj të drejtën e votës për çdo banor të Michiganit”, deklaroi ajo gjatë prezantimit të kandidaturës.

Shkreli ishte shqiptarja e parë që kandidoi për Kongresin Amerikan në vitin 2016, ku mori mbështetje të gjerë, përfshirë edhe atë të familjes Clinton, ndonëse nuk arriti të siguronte votat e nevojshme për të fituar.

Kandidatura e saj e re vjen në një kohë kur çështjet e sigurisë së zgjedhjeve dhe mbrojtjes së institucioneve demokratike janë tema qendrore në debatin politik amerikan. Me një karrierë të konsoliduar në shërbim publik, Shkreli shihet si një prej figurave premtuese dhe përfaqësuese të rritjes së ndikimit të komunitetit shqiptar në jetën politike të SHBA-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit