spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Shqiptarja e Kosovës me suedezet fatale për gjermanet

Suedia nuk ka të ndalur, tre ndeshje po aq fitore në Grupin C të Kampionatit Evropian.

Shqiptarja nga Kosova, Kosovare Asllani, me kombëtaren e Suedisë, treguan lojë shumë të mirë duke e deklasuar me rezultat 4:1 Gjermaninë, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Letzigrund” në Zurich.

Asllani me suedezet ishin fatale në 45 minutat e parë për gjermanet.

Asllani ka asistuar në golin e parë në minutën e 12-të.

Për Suedinë shënuan Blackstenius (12′), Holmberg (25′), Rolfo (34′ – nga penalltia), Hurtig (80′) dfhe për gjermanet Brand (7′).

Wamser e Gjermanisë është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 31-të.

Asllani është paraqitur 56 minuta.

Suedia ka përfunduar në vend të parë në grup me 9 pikë e Gjermania në të dytin me 6 sosh, të dyja këto kombëtare janë kualifikuar në çerekfinale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit