Zbardhen detaje nga krimi në Greqi ku një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar, pasi akuzohet për vrasjen e një 34-vjeçari grek.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku shqiptari Gushalli Hoxha, së bashku me tre grekë të tjerë, u përfshi në një konflikt që rezultoi fatal.
Sipas policisë, çdo gjë nisi në momentin që viktima Nj.L, 34 vjeç, shtetas grek, babai i tre fëmijëve u ndalua të hyjë në një lokal nate pasi ishte në gjendje të dehur.
Fillimisht roja, i cili ishte shtetasi shqiptar Gushalli Hoxha 27 vjeç, u konfliktua verbalisht me tre shtetasit grek të cilët u larguan nga lokali.
Mësohet se gjatë përballjes fizike, Hoxha nxori një thikë ushtarake dhe goditi viktimën 4 herë duke i prerë arteriet kryesore të gjakut gjë që i shkaktoi edhe vdekjen e menjëhershme.
Policia arrestoi Gushalli Hoxhën 27 vjeç dhe një shtetas grek miku i Hoxhës, i cili gjatë incidentit qëlloi me një armë tip pistoletë 6 herë në ajër.
Në kërkim u shpallën dy shtetasit e tjerë grekë që ndodheshin me viktimën në kohën që sulmuan mbi Hoxhën dhe mikun e tij grek.
Hetimet janë marrë në dorë nga departamenti i krimeve të Seresit. Dy të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.






