spot_img
spot_img
Friday, January 23, 2026
spot_img
spot_img

Shqiptari i Kosovës krahasohet me Haalandin nga televizioni zviceran

Një emër që po shkëlqen në futbollin anglez është shqiptari nga Kosova, Lorent Tolaj.

Sulmuesi 24-vjeçar është aktualisht pjesë e skuadrës Plymouth, që garon në Ligën e Tretë të Anglisë (League One), dhe po kalon një formë të jashtëzakonshme.

Tolaj është ndër golashënuesit më të mirë të ekipit, me 12 gola të shënuar në 23 paraqitje, duke u shndërruar në pikë kyçe të skuadrës së tij.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re as nga mediat ndërkombëtare. Radiotelevizioni zviceran, në faqen zyrtare “RTS Sport”, e ka krahasuar shqiptarin nga Kosova me yllin norvegjez Erling Haaland.

“Shpeshherë krahasohet me Haalandin. Lorent Tolaj është golashënuesi i tretë më i mirë në katër kategoritë e para të futbollit në Angli”, ka shkruar faqja e televizionit zviceran.

Në moshën 16-vjeçare Tolaj u largua nga Sioni. Dhe bashkë me familjen e tij u vendos në Brighton të Anglisë. Ishte pjesë e të rinjve të Zvicrës, në grupmoshat U17, U18 dhe U19.

Pas javës së 26-të Plymouth e zë vendin e 14-të me 33 pikë të mbledhura.

Cardiff kryeson me 55 pikë, ka 6 më shumë se Lincoln në pozitën e dytë në ligën me 24 skuadra.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit