Shqiptarët që ndihmuan në largimin e Asadit lajmërohen me mesazh nga Damasku

“Albanian Tactical”, Njësiti i famshëm i snajperistëve radikalë në përbërje prej shqiptarëve janë lajmëruar pas çlirimit të Sirisë nga regjimi diktatorial i ish-presidentit Bashar al-Assad. Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me komandantët e angazhuar në çlirimin e Sirisë nga diktatura.

Alban Jashari, i njohur si pjesëtar i “Albanian Tactical” me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka përkujtuar se si SHBA’ja ofronte 10 milionë dollarë më 2013-ën për kapjen e liderit aktual të rebelëve në Siri.

Dikur u vendos një shpërblim (nga Amerika) për 10 milion dollarë për atë që zbulonte vendndodhjen e tij, sot e shohim aq shpesh në media duke u shfaqur si një “Komandant triumfues”. Kush tjetër pos Mruted Xhulani All-llahu e shkatërroftë”, ka shkruar Jashari.

Ndërkaq, një pjesëtar tjetër i këtij grupi, Omar Boletin Shala, i ka quajtur “masonë” komandantët e rebelëve izraelitë.

“Masona adhurues të dexhallit, jo musliman as mujahida”, ka shkruar ai.

Kush janë ‘Albanian Tactical’ në Siri?

Xhemati Alban është grup militant xhihadist sunit që vepron në provincën e Idlibit në Siri.

Të lidhur me Hay’at Tahrir al-Sham (HTS) ata kanë qenë të përfshirë në disa operacione së bashku. I përbërë nga shqiptarë etnikë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, numri aktual i anëtarëve të grupit nuk dihet.

InDoks e kishte përcjellë këtë grup për muaj të tërë. Kjo njësi ushtarake e përbërë nga shqiptarët, nuk bën vetëm mbrojtje.

Ata tregojnë edhe operacione që kanë organizuar.

Për të organizuar mbrojtje, e madje edhe operacione sulmi, ‘Albanian Tactical’ shpërndajnë mes vete video e materiale të tjera trajnimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit